Kriza politike në Maqedoni pritet që të zgjerohet në aspektin ndëretnik. Pas protestave kundër Platformës Shqiptare, së fundmi është regjistruar një tentativë për të djegur Muzeun e Alfabetit në Manastir.
Mediat vendase bëjnë të ditur se përplasjet etnike pritet që të nxiten më së shumti nga ky vandalizim i rradhës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Raportohet se disa nacionalistë kanë sulmuar me gurë, ku për pasojë kanë thyer xhamat e ndërtesës. (XH.A/SHUPLAKA)