Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.
Lubonja thotë se protesta si kjo e sotmja nuk janë protesta të një populli të revoltuar.
Sipas tij këto lloj protestash nuk rrëzojnë dot qeveri.
Lubonja shton se njerëzit që dolën në protestë ishin militantë, dhe nuk përfaqësojnë një pakënaqësi të gjerë popullore.
“Pjesëmarrja njësoj si e mëparshmja, cik më shumë, cik më pak, tregon një gjë që është evidente, që këto janë protesta militantësh, njerëzish të revoltuar të pjesës opozitare të organizuara, por nuk ka një pakënaqësi popullore të gjerë dhe një organizim që prej kohësh ka humbur në vend. Një pjesë e mirë e popullit që ka këto shqetësime nuk shkon aty që ta bëjë bulevardin të pëlcasë. Mendoj se zhgënjimet e së kaluarës me klasën politike, këto dhe njëlloj nënshtrimi i popullit shqiptar që e ka tradicional, bëjnë që të vijmë te këto situata të sforcuara. Duke e ditur që s’ke popullin me vete, popullin e zhgënjyer, të mbetet që të krijosh simulimin e një proteste me 300 vetë që bëri Rama në 21 Janar. Një popull i revoltuar shkatërron dhe rrëzon një qeveri. Po flasim për një revoltë të vërtetë popullore. Me këto lloj protestash, me këto lloj partish që kemi ne, që kanë një background qeverisje zhgënjyese nuk mund të ketë kollaj protesta nga ato që rrëzojnë dhe shkatërrojnë qeveri.” – u shpreh Lubonja.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post