Pas protestës së dhjetra banorëve në kryeqytet për heqjen e një kioske në trotuar, punonjësit e bashkisë së Tiranës me anë të një karotreci e kanë zhvendosur.
Banorët denoncuan në Fax News vendosjen e kioskës e cila sipas tyre pengonte lëvizjen e banorëve si dhe po dëmtont bizneset e tyre aty pranë.
“Më në fund shpëtuam, falenderoj Fax News shumë për përcjelljen e problemin tonë dhe që na e transmetuat protestën.”, u shpreh një nga banorët i cili kishte dhe një biznes aty pranë.
Kioska ishte vendosur në trotuar pranë sheshit “Willson” pak ditë më parë.
(M.Q/Faxweb)