Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj falenderon punonjësit e pastrimit të cilët vunë gjithçka në vend pas protestës. Mirëpo në reagimin e tij, përveçse falenderon punonjësit, ai thumbon njëkohësisht edhe opozitën pasi shkruan se “Republikë të re s’të bëjnë fjalimet por sjellja ndaj qytetit.
“Faleminderit kolegë!
Pastrojnë në kohë rekord pas çdo ekskursioni të Çadres në Tiranë. Republikë të Re s’të bëjnë fjalimet, por sjellja ndaj qytetit”, shprehet Veliaj.
Në fakt protesta e sotme u mbyll ashtu siç ishte paralajmëruar ngë kreu i PD-së Lulzim Basha, në mënyrë paqësore. Mirëpo për mbeturinat e hedhura në rrugë nuk është më shumë faji i opozitës, sesa i vetë qytetarëve shqiptarë, të cilët njëlloj janë sjellë edhe në eventet e vetë kryebashkiakut Veliaj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1794″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post