Ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrat e qeverisë së re.
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari përmes një reagimi është shprehur se e gjithë kjo është një show edhe sipas tij Rama po e luan këtë lojë prej vitesh.
Ndër të tjera ai shton se Rama nëpërmjet kësaj qeverie kërkon të marrë pengë, të mbrojë interesat e atyre që shpërndanë paratë e drogës në zgjedhjet e 25-qershorit.
“Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve por është qeveri e dalë nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Pa vizion, pa shpresë për shqiptarët, pa nje plan ekonomik për xhepat e familjeve shqiptare, pa një plan mbi punësimin dhe arsimin!
Ky show i sotëm kishte të njëjtin skenar që Edi Rama e luan prej vitesh: “Fajin e ka gjithmon dikush tjetër, asnjëherë ai”.
Pasi bleu votat në çdo cep të Shqipërisë, tani kërkon që nëpërmjet kësaj qeverie të marrë pengë, të mbrojë interesat e atyre që shpërndanë paratë e drogës dhe ata që bën presion duke deformuar vullnetin e shqiptarëve”, shkruan Braimllari. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post