Dy ditë më parë në Fax News, publikoi rastn e zonjës Margarita një zonjë fisnike që rrethanat dhe rrjedha e jetës e kanë lënë të vetme dhe pa asnjë njeri që të përkujdeset për të.
Margaritës në vitin 2023 i ndodhi një tragjedi. Për gazetaren Sedjana Huna, ajo u shpreh se ka mbetur e vetme, me një vajzë të pajetë dhe një vajzë tjetër në burg.
Pas publikimit të rastit nga Fax News, shërbimi social, njësia nr.10 Tiranë shoqata Kuka u bënë bashkë dhe tashmë Margarita do të jetojë e lumtur nën kujdesin e shtëpisë së të moshuarve Kuka.
Discussion about this post