Moderatorja Luana Vjollca vetëm pak javë më parë publikoi bashkëpunimin me Danin, një këngë që u pëlqye shumë dhe menjëherë u kthye në një hit.
Pas suksesit të këngës “Sonte”, Luana u nis për disa ditë pushimi në Venecia të Italisë, ku dhe u kap mat me menaxherin Krenar Coçaj.
Ata u fotografuan teksa po shëtisnin dhe së bashku me ta ishin edhe Marina me Getoarin. Mirëpo, pas përfundimit të pushimeve siç duket Luana nuk ka ndërmend të ndalet dhe së fundmi ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë fansat.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, bukuroshja bjonde ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjell projektin e saj të radhës. “Së shpejti, shumë e lumtur”, ka shkruar Luana në postimin e saj.