Nora Istrefi është kthyer në Prishtinë pas pushimeve. Ajo u përfol shumë pas divorcit me Robet Berishën, dhe i kaloi larg zhurmës ditët e pushimeve me të ëmën dhe vajzën e saj Renne.
Por tashmë pushimet mbaruan dhe pas kthimit të saj Nora ka treguar se po darkon me zyrtarin e AAK-së, Besnik Tahiri i cili ka trokitur gotat me këngëtaren në videon e publikuar.
Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit u kthye në ngjarjen më të bujshme të momentit dhe fakti që ata s’do të jenë më bashkë dukej i papranueshëm nga fansat e çiftit.
Madje, puna ka shkuar deri në atë pikë saqë fansat nisën të organizonin një protestë kundër ndarjes së tyre dhe t’i ftonin të gjithë në Facebook të merrnin pjesë.
Discussion about this post