Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Amerikan Donald Trump vetëm një ditë pas Washingtoni pretendoi se Trump kishte arritur një marrëveshje armëpushimi 30 ditore mbi luftën në Europën Lindore me homologun e tij rus Vladimir Putin. Telefonata Trump Zelensky vjen pasi Rusia tregoi edhe nje tjeter here se nuk deshiron paqe. Rusia sulmoi mëngjesin e kësaj të marte dy spitale në Ukrainënë rajonin verilindor Summy.
Autoritetet Ukrainase thonë se në njërin prej spitaleve ndodheshin 147 pacientë dhe 22 persona staf mjekësor ndërsa në tjetrin ndodheshin 49 pacientë dhe 11 persona staf mjekësor. Si pasojë e këtyre sulmeve me drone fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ushtria Ruse sulmoi edhe nje hekurudhë dhe një sistem energjitik në qytetin Dnipropetrovsk duke shkelur kështu fjalën e dhënë ndaj Shteteve të Bashkuara. Me heret pergjate kesaj te merkure nje konference per shtyp nga Finlanda Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky akuzoi Rusine duke thene se ajo nuk do paqe. Kreu i Shtetit Ukrainas shtoi se vijat e kuqe qe Kievi nuk do te pranoje te shkelte per paqen do te lidheshin me kerkesat qe Kievi ka per garancite e Sigurise.
Në bisedën e një dite më parë me Donald Trump, Presidenti Rus Vladimir Putin ra dakord që në armëpushimin 30 ditor ushtria e tij nuk do të sulmonte objektet e infrastructures energjitike, do të kishte negociata për fundin e Luftës me SHBA dhe Ukrainën që pritet të nisin me takime që prej të dielës në Lindjen e Mesme si dhe do të diskutonte me Washingtonin për një armëpushim detar dhe të ndalte sulmin në Detin e Zi. Përtej asaj që ra dakord, Moska nuk pranoi që armëpushimi 30 ditor të ishte një armëpushim I plotë dhe Vladimir Putin tha se kushti kryesor që lufta të ndalej do të ishte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndalnin në mënyrë të menjëhershme shpërndarjen e ndihmave ushtarake për Ukrainën si dhe dhënien e informacioneve sekrete nga inteligjenca e tyre. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë nuk thuhej dicka e tillë, megjithatë Moska e bëri të qartë se këto ishin kushtet e tyre.Nje tjeter pike per te cilen palet rane dakord ishte shkembimi i te burgosurve te luftes i cili ndodhi mesditen ekesaj te shtyne. Te dyja palet liruan nga 175 te burgosur lufte secili ndersa Moska liroi edhe 22 ushtare Ukrainas te cilet ndodheshin ne gjendje te rende shendetesore.