Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ambasadores së SHBA Yuri kim në lidhje me një marrëveshje të fshehtë mes aktorëve politik për të sabotuar reformën në drejtësi.
Basha shkruan se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që bëhen në lidhje me reformën në drejtësi, iu shërbejnë atyre që duan ta devijojnë dhe minojnë këtë reformë.
“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla ju shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të devijuar dhe minuar reformën dhe për ta kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.
Kujtojmë se pasditen e sotme edhe kryeministri Rama reagoi për deklaratën e Kim me një frazë të William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post