Dita e sotme ka shënuar një sërë debatesh në parlament, pas rikthimit të opozitës prej disa muajsh mungesë.
Pas akuzave të Ben Blushit se pakti mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha është tentativë për bashkëqeverisje, ish-lideri historik i demokratëve Sali Berisha i është përgjigjur përmes disa batutave.
“Ishte një marrëveshje sipas së cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do t’i përmbahem kësaj. Nuk do të komentoj marrëveshjen, pasi jam shprehur një herë që është win,win story.
Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek po të shpjegoj se xhelozia është një ndjenjë që lind të dashuri.
Dhe personi që ti dashuron preferon dikë tjetër. Më përmallove Blush kur recitove Nolin. Tani këshilla: Mos harro asnjëherë se është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë. Por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, tha Berisha. (D.D/Shuplaka)