Ditën e sotme, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar në ERTV-në e kryeministrit Edi Rama, një video të takimit me prindërit e të miturës së abuzuar seksualisht në Kavajë.
Publikimi i prindërve të së miturës nxiti mjaft reagime nga opozita dhe media për cënimin e privatësisë që po u bëhet familjarëve nga shteti.
Mirpo përmes një postimi në rrjetet sociale drejtori i Komunikimit në kryeministri Endri Fuga ka reaguar për politikanët dhe mediat që sipas tij u indinjuan me publikimin e vizitës së Spiropalit.
“Ata politikane dhe media qe shfaqen sot gjasme te indinjuar per viziten e @elisaspiropali tek familjaret e vajzes ne Kavaje jane pikerisht arsyeja pse prinderit e vajzes vendosen te dilnin hapur me ate mesazh te drejtperdrejte ne ERTV.”– shkruan Fuga.
(M.Q/Faxweb.al)