11:51 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas reagimit të klubit të Kukësit, përgjigjet Skënder Gega: Ja vërteta

15:51 | 27/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas reagimit të klubit të Kukësit, përgjigjet Skënder Gega: Ja vërteta

Deklarata publike për mediat e klubit të Kukësit që hidhte poshtë idenë se kishte qenë pranë prezantimit të Skënder Gegës si trajneri i ri i skuadrës, ka sjellë edhe reagimin e teknikut. Nëpërmjet një reagimi të siguruar nga “Panorama Sport”, ai ka treguar të gjithë kronologjinë e kontakteve me Kukësin, duke filluar që nga ideja e një muaji më parë për t’u bërë drejtor teknik derisa të hiqej Gjoka, ndërsa nuk ka ngurruar të aludojë se verilindorët po abuzonin me emrin e tij.

“Pasi pashë një reagim të Kukësit, duke përmendur emrin tim, jam i detyruar të reagoj, për të sqaruar opinionin publik.

Së pari, më vjen keq që tifozët e ekipit që u shpall kampion i Shqipërisë, duhet të dëgjojnë të tilla reagime, pasi meritojnë të dëgjojnë për arritje sportive, suksese dhe profesionalizëm. Gjithsesi, më duhet të tregoj kronologjinë e raportit tim me klubin e Kukësit:

 Përfaqësuesit e klubit, të deleguar nga presidenti, kanë pasur takime të vazhdueshme me mua, prej afro 2 muajsh. Më ofruan disa kohë më parë postin e drejtorit teknik në klub, për të më ideuar më pas si trajner, por e kam refuzuar për respekt të kolegut tim Ernest Gjoka, i cili ishte në detyrë gjatë asaj periudhe. Ishte një standart që nuk do ia lejoja asnjeherë vetës.

 Kohët e fundit, kur edhe Kukësi ishte zyrtarisht pa trajner, përfaqësuesit e lartë të klubit, të deleguar nga presidenti, kanë biseduar me mua, jo vetëm duke më bërë ofertë konkrete financiare, por në ditët e fundit më kanë kërkuar dhe bashkarisht kemi dhënë mendimet për mënyrën se si duhet ndërtuar skuadra, ku përfshihen edhe elementë të caktuar brenda ekipit. Pra, pjesa e projektit tim, që ata pretendojnë se nuk është bërë, konfirmoj se ka arritur deri në detaje. Madje, edhe duke vendosur mbi stafin qe duhet larguar dhe afruar.

 Është e vërtetë që me presidentin Gjici, jam takuar vetëm një herë. Ka qenë një takim që nuk ka zgjatur shumë, pasi ai u detyrua të largohej për shkak të impenjimeve politike. Por, ishte i mjaftueshëm për të qartësuar edhe pozicionin tim. Pak minuta pas atij takimi, përfaqësuesi më i lartë i klubit të Kukësit, i deleguar nga presidenti për të biseduar me mua, më njoftoi që të përgatitesha për prezantimin në paraditen e së nesërmes.

Fatmirësisht, të gjitha takimet që kam bërë me përfaqësuesit e klubit, janë realizuar në dëshmi edhe të një personi te trete. Këtë element e them për të lajmëruar zyrtarët respektivë të klubit, që të mos abuzojnë me të vërtetën. Gjithsesi, unë asnjëherë nuk i nxjerr në publik takimet konfidenciale, ashtu siç jam befasuar që mesazhi i dërguar drejtuesve në telefon, ka dalë shumë shpejt në media. Madje, edhe gjatë bisedimeve që kemi pasur, lajmet kanë dalë, pa u ngritur ende nga tavolina.

 Unë kam drejtuar skuadra në tre kontinente. Kam qenë pjesë e stafit të kombëtares së SHBA-së, kam qenë trajner në Universitet, kam qenë drejtor akademie prej 13 vitesh në Neë Jersey, kam qenë trajner i Kombëtares U-21, Kombëtares U-19, kam drejtuar në Kuvajt. Kudo që kam punuar, kam punuar me projekt dhe kanë rezultuar të suksesshme. Nuk mendoj se unë do përdorja emrin e Kukësit për të rritur emrin tim, por besoj se është duke e ndodhur e kundërta”, deklaron Gega.

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: Skender Gega
Pas

Mbreti i Holandës Willem-Alexander uron Metën: Marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë mandatit tuaj

Para

Procesi ndaj Kastriot Ismailajt për aferën CEZ-DIA, dëshmon Damian Gjiknuri

Para
Procesi ndaj Kastriot Ismailajt për aferën CEZ-DIA, dëshmon Damian Gjiknuri

Procesi ndaj Kastriot Ismailajt për aferën CEZ-DIA, dëshmon Damian Gjiknuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tropojë / Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me thikë një të ri në Bajram Curri

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 60-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim (Emri)

Stuhia përmbys anijen turistike në Vietnam, 38 viktima dhe disa të zhdukur

Blindohet Saranda/ Dhjetëra forca në terren për kapjen e Ramadan Zotos, në kërkim për plagosjen e dy personave pak ditë më parë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 32 vatra, 9 mbeten ende aktive

EMRI/ Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet brigjet e Rusisë, paralajmërime për tsunami

Korçë/Po drejtonte automjetin ne gjendje të dehur,arrestohet 37-vjeçari

Vlorë/ Vijon prej më shumë se 1 jave zjarri në Dukat, pritet ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë për shuarjen e flakëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.