Pas refuzimit sërsh gjatë ditës së sotme të përfaqësimit të ish-prokurores Rovena Gashi nga motra e saj Ema Gashi për shkak të pozicionit që mbante, Komisioni i Përgjithshëm i Apelimit ka bërë një njoftim zyrtar pak minuta më parë ku sqaron arsyet e refuzimit të përfaqësimit.
KPA, deklaron se “Gashi duhet të paraqesi një dorëheqje me shkrim për pozicionin që ajo mban, nuk është e nevojshme të jetë e arsyetuar, dhe ajo nuk e ka paraqitur një gjë të tillë.
Ndërkohë që argumentohet se dorëheqja do t’i jap efektet në fund të muajit pasardhës, nga dita kur Këshilli merr deklarimin me shkrim të dorëheqjes”
KPA mori vendimin për të refuzuar përfaqësimin e ish-prokurores Rovena Gashi të ketë si ndihmëse ligjore Ema Gashin (motra e saj), me arsyetimin se kjo e fundit është ende gjyqtare në Durrës dhe nuk i plotëson kushtet që duhen. (lexo këtu)
Ndërkohë kujtojmë se gjatë seancës së sotme Ish prokurorja Rovena Gashi ka deklaruar se vendimi i KPA-së është i padrejtë dhe se kjo e fundit po i detyron ato të ndërmarrin vendimin ekstrem deri në largimin nga posti të motrës së saj, duke u larguar kështu në mes të seancës.