Kryeministri Rama dhe Ministrja e Zhvillimit Urban Gjermeni kanë thirrur në një takim krerët e Bashkive në vend. Sipas ministres Gjermeni Rilindja Urbane ka bërë që të zhvillohen shumë prej qyteteve në vend.
Kjo Rilindje sipas Ministres do të shtrihet edhe në vende rurale.
‘’Suksesi i projektit tonë të Rilindjes së qyteteve ka qenë i padiskutueshëm. Dua të fokusohem sot dhe te domosdoshmëria që të thellojmë më tutje te një komponent tjetër shumë i rëndësishëm i këtij program siç është plani për ujitjen dhe kullimin. Kemi 136 projekte në këtë drejtim. Për rilindjen urbane janë financuar 530 projekte në rang vendi. Jam i vetëdijshëm për problemet që ka në zonat rurale pasi procesi i Rilindjes Urbane nuk nka depërtuar aq thellë në zonat e thella’’, është shprehur Rama.