Pas largimit të Cristiano Ronalds drejt Juventusit, një tjetër lajm i keq po qarkullon për skuadrën e Real Madridit.
Në mediet spanjolle po flitet për largimin e mundshëm të kapitenit legjendar të madrilenëve, në fund të këtij sezoni.
Sipas “Don Balon”, thuhet se Sergio Ramos do të largohet në fund të sezonit për një shifër të majme, 100 milionë euro, me qëllim rrugëtimit në Angli tek Manchester United, pasi Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi të fortë.
Media në fjalë thotë se United është gati të paguajë deri në 100 milionë euro dhe Perez do të ishte i gatshëm ta linte të lirë spanjollin duke parë që në fund të sezonit ai do jetë 33 vjeç.
Po ashtu thuhet se para se Ronaldo të largohej drejt Juventusit, Ramos i ka kërkuar informacione për Manchester-in dhe jetën në Angli, ndërsa ai i ka dhënë një përshkrim pozitiv.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post