Kreyeminitri Edi Rama ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundos. Rama dënon me forcë aktin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe kërkon zbardhjen e plotë sa më parë e këtij krimi. Sipas Ramës ai ndjen neveri për politizimin e këtij akti nga PD.
“Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo. Zbardhje e plotë sa më parë e këtij krimi. Neveri për politizimin e këtij akti nga PD”, shprehet Rama.
Evlvi Fundo, gazetari dhe drejtori i një portali online ka rënë pre e një sulmi të paprecedentë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Stacionit të Trenit”, pranë redaksisë së tij.
Menjëherë pas dhunimit ai u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. I pyetur nga “Syri.net”, Fundo është shprehur se e gjithë çfarë ka ndodhur ka lidhje me profesionin e tij si gazetar.
“Isha duke ecur kur dy persona më sulmuan. Nuk i njihja se kush ishin dhe nuk e di se pse e kanë bërë. Gjithçka ka të bëjë me punën time si gazetar, por ja kam lënë në dorë policisë për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen. Falënderoj stafin që mu gjend pranë”, është shprehur gazetari Elvi Fundo.
DETAJE:
Më datë 08.03.2017, tek bulevardi “Zogu i Parë”, dy shtetas ende të pa identifikuar kanë goditur me grushta dhe mjete të forta shtetasin E. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, i clili ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. (J.V/Shuplaka)