Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës vendosi për mocionin e rrëzimit të qeverisë Isa Mustafa, i cili mori edhe goditjen më të rëndë nga aleati i tij në koalicion, LDK.
Kreu i LDK-së dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se që pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, kryeministri Mustafa ka dështuar me qeverisjen e vendit dhe atë të partisë së tij.
Në një intervistë për “Express”, Sejdiu thotë se e kishte paralajmëruar Mustafën për rrezikun me të cilin mund të ballafaqohej duke hyrë në koalicion me PDK-në.
“Në mënyrë të papërgjegjshme ka filluar dhe në mënyrë të papërgjegjshme ka përfunduar ky koalicion. Duke vënë në sipërfaqe shumë çështje që e bëjnë të panatyrshme lidhjen e këtij koalicioni. Unë i kam dhënë vërejtjet e mia për këtë koalicion, por që nuk janë marrë parasysh nga lidershipi. Më ka befasuar mua dhe besoj se ka befasuar gjithë qytetarët. ”, u shpreh Sejdiu. (D.D/SHUPLAKA)