Lëvizja Vetëvendosje bëhet Parti politike, kërkesa e Vetëvendosjes për tu bërë parti politike është pranuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas vendimit të KQZ-së, LVV ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë parti politike dhe ka obliguar këtë parti që gjashtë muaj pas këtij vendimi ta mbajë Kuvendin partiak, thotë Koha.Net.
Kërkesa e Vetëvendosjes për tu shndërruar në parti politike vjen menjëherë pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës, vetëvendosje është një parti në rritje në Kosovë dhe këtë e tregojnë dhe sondazhet e fundit.
Nga ana tjetër ata ata kanë përjashtuar Partinë Demokratike të kosovës si mundësi për koalicion për zgjedhjet e 11 qershorit. (B.H/SHUPLAKA)