Gazetarja për çështjet e ekonomisë Ola Xama ka publikuar në Facebook-un e saj një shkresë zyrtare nga Policia e Tiranës drejtuar një biznesi në zonën e “Air Albania” të cilit i kërkohet të ndërpresë aktivitetin për dy ditë.
Në shkresën me firmë të kreut të policisë së Tiranës Lorenc Panganika, administratorit të biznesit i bëhet me dije se për shkaqe sigurie, ambienti të mbyllet për klientët dhe stafin nga dita e sotme deri në orën 9 të paradites së datës 7 dhjetor.
Xama shkruan se për çështje sigurie biznesi duhet të fikë dhe pajisjet e energjisë elektrike, gjë që dëmton mallin që më pas konsumojnë klientët.
“Biznesi mbyllet 3 dite. I thuhet që për çështje sigurie te fike dhe pajisjet e energjisë elektrike. Pas samitit ose malli skarco, ose të helmohet gjithë lagjja. Faleminderit Policia e Shtetit për suportin”-shkruan Xama.