Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me një statujë, ku duket një shqiponjë në duart e një djali.
“Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkruan Rama, i cili ndodhet në Gjermani në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.
Ky proces është një nismë e hedhur nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.