Pas SHBA-ve dhe eurokomisioneri Kukan ka reaguar për zgjidhjen e marrëveshjes në Shqipëri.
Në një shkrim të shkurtër në ‘’Twitter’’ ai përshëndet marrëveshjen e arritur dhe shprehet pro zgjedhjeve të lira.
‘’Shumë të lumtur për të parë lajmin e mirë nga Shqipëria këtë mëngjes pasi kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje për zgjedhjet’’, shkruan Kukan.
Ndërkohë që në reagimin e ambasadës amerikane dhe Donald Lu-së iu thuhej një ‘’bravo’’ e madhe popullit shqiptar.
‘’Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë.
Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë. Donald Lu”, shkruhet në reagimin e ambasadës amerikane. (E.K/SHUPLAKA)