Pas Shijakut e Durrësit, ku në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” u arrestuan 43 persona, mes tyre edhe dy ish-deputetë, Forcat Speciale kanë mësy Elbasanin.
Burime bëjnë me dije, se aksioni ka nisur pak më parë në Elbasan, dhe synon goditjen dhe arrestimin e personave me precedentë penalë të shpallur në kërkim.
Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, që sipas policisë njihen si “të fortë”.
Lidhur me aksionin në fjalë, ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia.
(B.B/ Faxeweb.al)