Ditën e dielë, vendi u dominua nga reshje të dendura shiu, duke bërë që për shumë prej nesh të anuloheshin planet e fundjavës.
Ndërkohë që paraditja e kësaj të hëne paraqet një tjetërsim të motit, zbulohet se si do të jetë moti gjatë kësaj jave, a do të ketë rritje apo rënie të temperaturave, reshje shiu apo ditë me diell.
Mësohet se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një moti të paqëndrueshë, ku orët e paradites do të dominojnë kthjellimet dhe vransirat e shpeshta, ndërsa pasdite shira edhe rrebeshe. Ditët plot diell pritet të duken nga e premtja dhe në fundjavë.
Konkrektisht, “Meteoalb” bën me dije se: kjo jave do te jete ne ndikimin e motit te paqendrueshem duke bere qe oret e paradites te dominohen nga kthjellime dhe vranesira te shpeshta, ndersa gjate pasditeve do te kete zhvillim te vranesirave duke gjeneruar shira te cilat do te jene, kryesisht rrebeshe. Parashikohet qe dita e premte si edhe fundjava te sjellin permiresim te motit. Temperaturat e ajrit nuk do te kene luhatje, duke ruajtur vlerat e tyre normale klimatike.
(XH.A/SHUPLAKA)