Pas shkarkimit të ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, një foto po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Fotoja në fjalë është realizuar para shumë ditësh më parë në Kuvend, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili duket sikur kërkon me sy të shohë se kush po e duartroket dhe kush jo.
Në foto vetëm Manjani dhe Klajda Gjosha të LSI-së duket se nuk e duartrokasin kryeministrin, ndërkohë që gjithë të tjerët e bëjnë mesa kanë fuqi. Vetëm Panariti nuk dallon mirë nëse po e duartroket apo jo Ramën.
“Një foto vlen më shumë se një mijë fjalë”, kështu ndodh edhe në këtë rast. Kjo është tabloja më e qartë e që dëshmon tensionet midis PS-së dhe LSI-së. (D.D/Shuplaka)