Ish-ministri Saimir Tahiri, në një reagim të fundit në Facebook, ka sqaruar deklaratën e tij para mediave.
Tahiri shkruan se deklarata ka qenë për opozitën, marrë për shkas nga gjesti i Berishës në Kuvend.
Tahiri është ndalur dhe tek mediat, dhe tek komentimi se mesazhi “S’ka bir kurve” është për Ramën.
Sipas Tahirit, ai nuk ishte mesazh i koduar, pasi mesazhet i dërgon drejtëpërdrejtë.
Reagimi i Saimir Tahirit:
“Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!”
(F.G/Faxweb.al)