Sipas asaj që shkruan Radio Europa e Lirë edhe Kosova do të vendosë një tarifë si ajo e rrugës së Kombit, për pjesën e autostradës së Kosovës.
Ministria e Infrastrukturës është në procedurë të fizibilitetit, por që është thënë se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
Vendosja e tarifës për qarkullim në autostradën “Rruga e Kombit” e cila po hasë në kundërshtime të shumta, sipas ekspertëve të fushave ekonomike dhe përfaqësuesve të bizneseve, do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se tarifa rrugore është një goditje shumë e rëndë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Tarifa për Rrugën e Kombit ka nxitur reagimin e fortë sidomos të banorëve të Kukësit të cilët kërkojnë që të hiqet pasi është e padrejtë dhe se do ta izolojë këtë qytet. Ata në shenje revolte dogjën gjithçka gjetën tek trau ku do të paguhej tarifa në Kalimash. (B.H/Faxweb)