Duket se paratë janë mbledhur në një kohë rekord, por 3 futbollistët kanë vendosur që ato para ti dhurojnë për 3 fëmijë të sëmurë.
Një në Shqipëri, një në Kosovë, dhe një në Zvicër. Lajmin e ka dhënë babai i Granit Xhakës, me një letër të hapur, drejtuar opinionit publik. Teksa i falënderon të gjithë për gadishmërinë, ai shkruan:
“Shenja e shqiponjes eshte si nje tatuazh i gezimit te shqiptareve ne festa, ne dasma, ne koncerte, ne ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnje urrejtje apo madje asnje lidhje me te tjeret, po eshte thjesht nje shenje dalluese qe shqiptaret e njohin menjehere e nuk kane nevoje per shpjegime! Prandaj edhe jemi shume te cuditur me reagimin e atyre qe e perjetuan shenjen tone si ofensive per ta apo atyre qe e trajtuan si gjest politik! Por nuk jemi aspak te cuditur me solidaritetin e shume shqiptareve qe jane ndjere keq nga keqinterpretimet e shenjes dhe kane marre pjese ne iniciativen e Edi Rames per te kontribuar simbolikisht per gjoben e padrejte qe na u vu! I falenderojme shume jo per shumen, po per faktin qe na kthyen 20 mije fish gezimin qe u dhame me shenjen e shqiponjes pas golave!
Te tre futbollistet e gjobitur per shenjen e shqiponjes kane vendosur qe parate e mbledhura nga iniciativa e Kryeministrit Rama te shkojne per te ndihmuar tre femije te semure, nje ne Shqiperi, nje ne Kosove dhe nje ne Zvicer.
Ragip Xhaka – babai i Taulant dhe Granit Xhaka”