13:08 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas shtyrjes së zgjedhjeve, presidenti Meta bën reagimin e dytë të fortë

20:57 | 08/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita kombëtare e jetimëve, Meta: Të punojmë për edukimin e tyre

Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje drejtuesve të opozitës që të shpërndajnë qytetarët që po protestojnë përpara Kuvendit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i bën udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkohë që nga ana e policisë është hedhur disa herë me radhë gaz lotsjellës, gjë që ka bërë që protestuesit të revoltohen edhe më shumë.

Policia bën thirrje të herëpashershme në megafon që turma të shmangë dhunë dhe të mos qëllojë me kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë.

Duket se Lulzim Basha do të dëgjojë thirrjen e presidentit pasi sekretari Gazmend Bardhi poi u bën thirrje qytetarëve që të tërhiqen dhe që të mos hedhin kapsolla në drejtim të parlamentit.

Vendimi i presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve:

1.Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2.Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

  1. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;
  2. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5.Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Shqipëria e para!

Shqipëria si gjithë Evropa!

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ilir metameta thirrjen per shperndarjen e qytetareve
Pas

Meta i “bëri golin”, çfarë ka në dorë Rama për mbajtjen e zgjedhjeve. Flasin juristët

Para

Shtyu zgjedhjet e 30 qershorit, Berisha komenton vendimin e Presidentit Meta

Para

Shtyu zgjedhjet e 30 qershorit, Berisha komenton vendimin e Presidentit Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Operacioni i SPAK me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

Përfundon ndërhyrja me dy helikopterë Cougar në zonën e Darzezës, nis kontrolli i territorit nga trupat tokësore (VIDEO)

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë! Gjashtë të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Programi për energjinë e rinovueshme, Kozeli: 8 mijë familje përfitojnë nga skemat e granteve

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.