17:24 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas shumë vështirësive, Maya tregon arsyen pse e mbajti të fshehur shtatzëninë

19:06 | 05/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas shumë vështirësive, Maya tregon arsyen pse e mbajti të fshehur shtatzëninë

Ajo është një këngëtare shumë e njohur e muzikës popullore që ka bërë për vete publikun me zërin e saj. Por ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht teksa flet për muzikën, Maya Aliçkaj tregoi për shtatzëninë e saj.

Këngëtarja është duke përjetuar pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ajo është tashmë në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe ka arritur ta mbajë sekret këtë për shumë kohë ndonëse ka qenë pjesë e skenave në aktivitete të ndryshme. E ftuar sot në emisionin “Rudina” , Maya zbuloi arsyet se përse ka mbajtur gjatë të fshehtë shtatzëninë.

“Gjatë gjithë verës është komentuar shtatzënia ime dhe shumë më kanë shkruar edhe mesazhe. Dikush madje më ka kritikuar për fustanet që kam veshur në “Maratonë” dhe kanë patur vërejtje për mënyrën se si isha veshur. Por unë me atë timen isha në rregull sepse nuk doja të bija në sy dhe nuk më duket shumë estetike sipas mendimit tim.

Dhe tjetra ishte se kam qenë shumë supersticioze unë për këtë punë sepse nuk ka qenë pa sakrificë për të arritur deri këtu dhe doja të mos bija shumë në sy sepse doja të isha e sigurt”, tha Maya.

“Unë nuk kam patur preferencë për gjininë. Jam shumë e kënaqur që është djalë, ashtu siç do isha e kënaqur nëse do të ishte vajzë. S’kam patur fare preferencë për gjininë, doja që Zoti të më bekonte me një fëmijë të shëndetshëm dhe kaq. Në muajin e katërt doktori im më thotë që mund të ishte vajzë dhe unë i tregova Benit dhe ai më tha: Është herët për ta kuptuar.

Aty kuptova unë që Beni donte djalë. Unë se kisha atë hall, doja vetëm të ishte i shëndetshëm. Kur shkoj në Vlorë më thotë mjeku që të bëjmë një eko dhe aty pamë që ishte djalë. Ai ishte momenti kur m’u kthye mendimi edhe një herë nga vajzë në djalë. I them Benit shiko se është djalë dhe ai ma kthen: E dija unë. Kujdes zemër ku ecën”, tregoi Maya.

Kam qenë e interesuar për të lindur fëmijë. Kam marrë edhe herë të tjera lajmin se jam shtatzënë, por nuk ishte me sukses të vazhdonte. Për mua ishte bërë goxha problem për shkak edhe të koncerteve që rezervojmë një vit përpara. Mjeku edhe përpara se të mbesha shtatzënë më shkruante për vitaminat që duhej të merrja, por dikur unë u lodha.

I bëra përpjekjet e mia, por Zoti ndoshta e kishte shkruar ndryshe, por ai këmbëngulte. Dhe kështu ishte kjo herë. Unë u gëzova kur mora lajmin natyrisht, por me frikë nëse do vazhdojë apo s’do vazhdojë dhe shyqyr erdhi në këtë ditë. Këtë herë prisja të kalonin muajt që të isha e sigurt. U bëra supersticioze dhe me frikëra dhe nuk kam folur. Deri tani shtatzënia nuk më duket e bukur hiç. Unë jam fryrë, nuk ha dot se kam siklet, nuk fle dot rehat”, shtoi këngëtarja.

Etiketa: maya
Pas

Fjala e ‘lamtumirës’ e Fatmir Xhafës: Po pres me padurim…

Para

Xhafaj flet për audiopërgjimin: Më është bërë shantazh

Para
Dëshmia e Alizotit, flet për herë të parë ministri Xhafaj: Kanë zgjedhur llumin!

Xhafaj flet për audiopërgjimin: Më është bërë shantazh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, reagon Erion Veliaj

Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.