19:12 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas shumë vitesh mungesë, Erjona Shehu rikthehet në televizion

17:05 | 15/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas shumë vitesh mungesë, Erjona Shehu rikthehet në televizion

Moderatorja e njohur Erjona Shehu, e cila prej vitesh ishte shkëputur nga bota e televizionit për t’ju përkushtuar totalisht profesionit të saj si mjeke, ka vendosur të rikthehet sërish në televizion. Nga Top Channel që ka qenë më përpara, Erjona ka kaluar tek Televizioni Publik Shqiptar.

Në një intervistë për Dritare.net, Erjona Shehu tregon se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së TVSH-së për të drejtuar çdo të mërkurë emisionin “Pasditja ime”. Megjithatë, pavarësisht se po merr një angazhim në television, kjo nuk do të thotë se Shehu do lërë pas dore punën e saj si mjeke.

“Zgjodha TVSH-në sepse u ofrua në formatin që unë kisha zgjedhur për t’u rikthyer në televizion. Pavarësisht shkëputjes, impenjimit që kam me kohë të plotë si mjeke, nga mëngjesi në darkë, e kisha menduar gjithmonë të kthehesha në një format televiziv.

Por ishte gjithashtu sepse Rezart Aga dhe emisioni në TVSH e materializoi atë që unë kisha në kokë. Ky rikthim me informacion shëndetësor, do të jetë mjaftueshëm, që të mos më pengojë me aktivitetet e përditshme, si mjeke.”, tregon Shehu, duke zbuluar kështu edhe arsyet se pse ka zgjedhur TVSH-në.

Më tej, shehu tregon se bëhet fjalë për një program që lidhet me kujdesin për shëndetin, që sigurisht si mjeke është edhe pasioni i saj më i madh.

“E mërkura do të jetë format shëndetësor, do i dedikohet shëndetit me të gjitha informacionet që do të ofrojmë. Nuk është risi sepse në televizionet shqiptare ka emisione shëndetësore. Duke filluar që nga Flamur Topi, me emisionin e tij për t’u vlerësuar, që ka hyrë në histori sepse transmetohet në ekran prej më shumë se 55 vjetësh. Por ajo që do të jetë pak më ndryshe është dinamika, do të ketë më shumë ritëm, me shumë të ftuar dhe mënyra e pyetjeve do të ndryshe. Pyetjet do të jenë të njëjta me ato që do donte të bënte kushdo që do e ndiqte emisionin nga kahu tjetër i televizionit. Pra pyetje që ne duam t’ia bëjmë mjekut, por nuk dimë si t’ia bëjmë. Në këtë rast unë do vihem në rolin e pacientit dhe do flas si një paciente e vërtetë në studio.”, tregon moderatorja dhe mjekja e njohur. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Erjona Shehu
Pas

Kandidati për deputet i LSI: Fushata nuk është e qetë, ka shfaqje arrogante

Para

“Policët në Lirim”: Artan Cukun e vrau shteti, po “e shesin” si gjakmarrje

Para
“Policët në Lirim”: Artan Cukun e vrau shteti, po “e shesin” si gjakmarrje

"Policët në Lirim": Artan Cukun e vrau shteti, po "e shesin" si gjakmarrje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Botërori i forcave ushtarake, mundësi Chermen Valiev i dhuron medalje ari Shqipërisë

Tumoret, gjysma e vdekjeve janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Taulant Malajn

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd , guri bie nga kodra

Policia britanike arreston katër persona pas protestës pro-palestineze në bazën ushtarake

Hetimet mbi skandalin me subvencionet e BE-së, dorëhiqen 5 zyrtarë të lartë në Greqi

Krim tronditës në Turqi/ Vret ish-të fejuarën shtatzënë pas përdhunimit

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë, nisin kontrollet në terren

Akuzohen për zhvatje mafioze, gjykata arreston vajzën dhe dhëndrin e Toto Riinës

Festa përfundon në tragjedi, humb jetën CEO-ja në Australi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.