18:26 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas skandalit me ekipin e Sopotit fshihet deputeti Taulant Balla?

21:50 | 17/01/2017
në Aktualitet, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas skandalit me ekipin e Sopotit fshihet deputeti Taulant Balla?

Skandali i bërë publik këto ditë në mediat sportive për gjendjen e mjerueshme që kishte kaluar kamerunasi Janot Tadjon, lojtar i Sopotit, është më i thellë dhe më skandaloz nga çfarë duket në fillim.

Pavarësisht justifikimeve që drejtuesit e Sopotit nxorën pas publikimit të lajmit, se lojtari është paguar dhe është ushqyer rregullisht në restorantin ku ushqehen të gjithë lojtarët e vërteta nuk është asesi kështu.

Nga burime konfindenciale brenda klubit të Sopotit mësohet se janë borxhet dhe mos korrektësia e deputetit të Librazhdit, Taulant Balla, arsyeja pse kamerunasi Janot dhe një pjesë tjetër e lojtarëve librazhdas kanë dalë në rrugë të madhe.

Sipas Syri.net, Balla prej 2 muajsh nuk kishte paguar asnjë kacidhe në restorantin ku lojtarët ushqeheshin. Prej muajsh ai mbante me premtime pronarin e lokalit se pagesën e parave do t’ia bënte shumë shpejt por pasi nuk e bëri, restoranti në fjalë nxori në rrugë të madhe lojtarët duke mos ju dhënë më ushqim.

Kështu kamerunasi dhe të tjerë ngelën ‘jetim’ dhe filluan të sajoheshin me ç’të mundnin ditët e mbetura.

Bëhet fjalë për muajin dhjetor kur edhe Janot tregon në rrëfimin e tij se ka jetuar vetëm me sanduiçët që i ofronte falas një piceri në lagje pasi restoranti i mbylli dyert për borxhet e pashlyera që Balla kishte.

Burimet brenda klubit që preferojnë të qëndrojnë anonime tregojnë se e njëjta histori ndodhi edhe në kompleksin sportiv në Pezë Helmes. Deputeti Balla edhe këtë kompleks sportiv mbeti disa miliona lekë pa paguar dhe kur pronarit të kompleksit ju sos durimi, lojtarët dolën në rrugë të madhe duke i zhvilluar ndeshjet në Fushë Krujë pasi vetëm atje deputeti mundi të sigurojë pa pagesë që ekipi jabanxhi i tij të mund të luante futboll.

Edhe në disa hotele në Librazhd dhe Elbasan ku ekipi librazhdas është akomoduar në disa raste, Balla në momentin kur duheshin dhënë lekët është larguar dhe ka lënë pa paguar bizneset, thonë burimet pranë klubit të Sopotit.

Duhet pritur edhe reagimi i deputetit Taulant Balla për të mësuar edhe versionin e tij për ngjarjet në fjalë….

“Dy javë përpara ndeshjes së fundit me Turbinën kam mbijetuar duke ngrënë çdo ditë sanduiç. Paratë që kisha grumbulluar, i shpenzova në dy muajt e parë. Kam mbetur pa asnjë shpresë në Tiranë. Vazhdoj të jetoj vetëm falë zemërgjerësisë së disa miqve të mi, të cilët më sigurojnë vaktet e ditës. Kërkoj paratë e mia dhe asgjë më shumë”, deklaronte mes lotëve dy ditë më parë kamerunasi Janot Tadjon.   (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: balladeputetikamerunasilibrazhdsopoti
Pas

Francë, 18-vjeçari shuplakë ish-kryeministrit (VIDEO)

Para

Meta ironizon Ramën: Martesa është vetëm për Monikën!

Para
Meta për këngëtaren Anita Take: Humbëm Zonjën e Rëndë të muzikës

Meta ironizon Ramën: Martesa është vetëm për Monikën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

Gjenevë/Zyrtar iranian: Propozimet e BE-së nuk janë të zbatueshme

Mallakastër, dëme të rënda nga breshëri, banorët: Na u shkatërrua gjithë mundi

Zelensky: Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false / Arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Aksident në aksin Fier–Levan, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllë tensioni të lartë(PAMJET)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.