Vetëm pak minuta më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri komentoi zgjedhjet në Kavajë, ku ky i fundit theksoi se LSI se po i shkel syrin PD-së. Kjo duke u fokusuar te zgjedhjet në Kavajë, kur pas shkarkimit të Elvis Roshit, PS-ja përcaktoi kandidatin e saj për zgjedhjet e 7 Majit.
Ndërkohë që vetëm pak minuta më parë, LSI paralajmëroi një dalje urgjente për mediat nga kreu i grupit parlamentar, Luan Rama.
Duhet të sjellim në vëmëndje që prej disa javësh ka pasur përplasje midis LSI-së dhe PS-së pasi janë duke debatuar në distancë për rolin e dy forcave politike dhe se sa të afta janë ato të dalin më vete në zgjedhje.
(J.V/Shuplaka)