Pas sulmit terrorist në Berlin ku mbetën të vrarë 12 persona qeveria gjermane po merr masa të reja sigurie në vend, të cilat mund të evitonin sulmet e mëparshme terroriste. Sipas Deutsche Welle qeveria federale ka vendosur sot që të rrit masat e sigurisë në vend dhe të zgjerojë mbikqyrjen në vend me kamera.
Kjo paketë është propozuar nga ministri i brendshëm, Thomas de Maiziere e cila parashikon mbikqyrjen me kamera të vendeve publike si stadiumeve, qendrave të mëdha tregëtare.
Ndërkohë edhe ligji për mbrojtjen e të dhënave do të ndryshojë sepse siguria vlerësohet si një nga gjërat më të rëndësishmë në shoqëri. Po kështu po flitet që edhe policët të kenë atë të ashtuquajturën Bodycams, me të cilën rregjistrohen target e makinave. Edhe mbikqyrja “inteligjente” me të cilën do të identifikohen fytyrat e personave do të përhapet shpejt.(J.V/Shuplaka)