Ish kreu i SHIK-ut në qytetin e Beratit në vitet 1993- 1996, Artan Dauti, u sulmua mbrëmjen e djeshme nga dy persona ende të paidentifikuar.
Pas sulmit ai ka marrë ndihmë mjekësore. Por, kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga sulmi, sipas “BË” ai është larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë kjo ëahtë konfirmuar dhe nga nëna e tij. zonja Liri Dauti. Ajo thotë se sulmin e lidh vetëm me detyrën që i biri ka ushtruar në të shkuarën, pasi në të tashmen ai s’ka asnjë konflikt.
jali u sulmua për shkak të punës që bënte. Artani nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër. U largua sot në Itali, pa mbushur 24-orë nga ngjarja”, thotë Liri Dauti.
Sipas saj, shkak për vizitën e tij në Shqipëri ishte bërë gjendja e saj shëndetësoire. “Djali erdhi të më vizitonte pasi jam e sëmurë, po se lanë të qetë”, tha nëna ndër të tjera.
Ende policia e Beratit nuk ka një autor në lidhje me ngjarjen.(S.SH/Shuplaka)
https://youtu.be/NwU8WG6aT7g