Reagon presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas sulmit me armë zjarri në një shkollë në Austri
“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz, Austri, është tronditës. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Po mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre shumë herët dhe qëndrojmë pranë popullit të Austrisë në këtë kohë të dhimbshme. Lutemi për një shërim të plotë për të plagosurit dhe për ngushëllim e shërim në ditët në vijim.”