Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi , Paul, u dërgua në spital pasi një sulmues i panjohur hyri në shtëpinë e çiftit në San Francisko dhe dyshohet se e sulmoi atë me një çekiç.
Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Shtëpia e Bardhë me një mesazh ku shpreh mbështetjen dhe lutjet e Presidentit Biden në lidhje me familjen Pelosi.
Deklarata e Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre mbi sulmin kundër Paul Pelosi:
“Presidenti po lutet për Paul Pelosi dhe për të gjithë familjen e kryeparlamentarit Pelosi. Sot në mëngjes ai telefonoi kryeparlamentarin Pelosi për të shprehur mbështetjen e tij pas këtij sulmi të tmerrshëm. Ai është gjithashtu shumë i lumtur që pritet një rikuperim i plotë. Presidenti vazhdon të dënojë çdo dhunë dhe kërkon që të respektohet dëshira e familjes për privatësi”.