08:36 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas sulmit me tritol, kërcënon babai i Gëzim Dacit: Familja Kolaveri mos të merret me gratë e fëmijët, por me mua!

09:47 | 27/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas sulmit me tritol, kërcënon babai i Gëzim Dacit: Familja Kolaveri mos të merret me gratë e fëmijët, por me mua!

Fax News ka siguruar videon e momentit të shpërthimit me eksploziv që ndodhi pak pas mesnatës së sotme në zonën e Bathores, në shtëpinë e të dënuarit për vrasjen e vëllezërve Kolaveri, Gëzim Daci.

Ka qenë një mjet që është parkuar në afërsi të banesës trekatëshe të familjes dhe më pas shihet një i ri duke vrapuar. Ka qenë vetë familja Daci që ka vendosur një kamera sigurie jashtë ambienteve të saj, nga ky është fiksuar gjithçka.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë në banesë vajza e familjes bashkë me dy fëmijët e saj, dhe vetë Xhelal Daci, raporton gazetarja e Fax News Xhensila Kodra.

Jashtë kamerave familjarët shprehen se shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe ata kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ata shprehen se policia nuk ka vepruar edhe pse ata kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje disa herë. Babai i Gëzimit, Xhelal Daci shprehet për Fax News se është i bindur se pas sulmit qëndron familja Kolaveri.

Xhelal Daci flet për Fax News: Konfliktet i kemi vetëm me familjen Kolaveri. I bëj thirrje shtetit të veprojë pasi po na vrasin Kjo është e katërta herë që na vihet tritol, duam mbrojtje. Policia të arrestojë autorët, po i lë të lire. Nuk na jepet mbrojtje nga shteti, jemi të kërcënuar. Nëse nuk vepron shteti do bëj vetëgjyqësi. Familja Kolaveri mos të merret me gratë e fëmijët, por me mua.

Kjo është hera e dytë që familja e Dacit sulmohet me eksploziv, ndërsa vetë të riut i është bërë atentat me snajper në  burgun e Vaqarrit.

Familja Daci shprehet e bindur se dhe ky shpërthim që ka ndodhur sot është kryer nga familja Kolaveri. Më herët nga burgu edhe Gëzim Daci ka kërkuar që shteti të ndërhyjë dhe të mbvrojë familjen e tij, nga ndonjë hasmëri e mundshme.

Lidhur me atentatin që ndodhi në burgun në Vaqarr është arrestuar Ergys Kolaveri, që është vëllai i dy viktimave.

Edhe ngjarja e sotme mendohet se ka të bëjë pikërisht me hakmarrjen, pasin kujtojmë se dhe i ati i Gëzim Dacit është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për shkak se e ka ndihmuar të birin që të fshihet pas vrasjes së dy vëllezërve. Daci vuan dënimin me 35 vite burg, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Ngacmon seksualisht në mes të rrugës 49-vjeçaren, policia arreston burrin nga Elbasani (EMRI)

Para

5 fakte interesante për karakterin e femrave që të gjithë duhet t’i dinë

Para
5 fakte interesante për karakterin e femrave që të gjithë duhet t’i dinë

5 fakte interesante për karakterin e femrave që të gjithë duhet t’i dinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.