06:10 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pas sulmit ndaj të rinjve të LSI-së, Luan Rama sulmon Tritan Kalon: Lajthitja nuk është faj

13:57 | 08/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas sulmit ndaj të rinjve të LSI-së, Luan Rama sulmon Tritan Kalon: Lajthitja nuk është faj

Për shkrimin e Tritan Kalos për Rea Kotanin dhe të rinjtë e LSI-së ka reaguar edhe Luan Rama. Rama duke i thënë Reas që mos ndihet e lënduar shprehet se “Lajthitja nuk është faj, ka thënë Seneka”, një thumb ky për Tritan Kalon. 

“Mos u ndjej e lënduar e dashur Rea! Lajthitja nuk është faj, ka thënë Seneka!”, shprehet Luan Rama. 

Sjellim në vëmendje që mjeku Kalo duke sulmuar të rinjtë që kandidojnë për deputet ngriti edhe një pyetje: ME fëmijë dhe elif-matrakër të tillë do të vijoni ti bëni këto gjëra madhore???

” Apo të na ndodhë si me këtë Parlament, kur opozitën Ligjit mbi Reformën në Arsimin e Lartë nga ana e LSI-së e bënte një vajzë, e cila ende nuk i ka kryer studimet Universitare…ME fëmijë dhe elif-matrakër të tillë do të vijoni ti bëni këto gjëra madhore???…Quo vadis Shqipëria ime!!!”, është shprehur Kalo. 

Por është kundërpërgjigjur edhe Rea Kotani. “Unë dhe miqtë e mi të rinj erdhëm tek ju si miq, pa menduar se do të na përgojoje e do të ndjeheshe i tallur!”, është shprehur Rea. 

Më tej ajo ka shtuar:  Po ju doktor përse jeni ndjerë i tallur? Ngaqë unë jam një vajzë e re njësoj si tre vajzat e tua që megjithëse jetojnë në Kanada bashkë me nënën e tyre, jam e bindur që e duan vendin e tyre po kaq sa e dua edhe unë që jetoj e shkollohem këtu?”. 

SHKRIMI I KALOS: 

“Lërini të rriten….Mbrëmë tre të rinj, dy vajza dhe një djalë trokitën në derën time…Vajza e parë mu prezantua si “Kandidatja e LSI-së për Deputete e Njësisë Administrative nr. 7”, dhe dy të tjerët si shoqëruesit e saj, të kësaj fushate portë më portë…Deri këtu asgjë e keqe, sepse një prezantim i thjeshtë dhe pa bujë shpesh mua si individ, më len shije shumë më të mirë se ato prezantimet e zhurmëshme e plot bujë nëpër tubimet elektorale…

AJO që mua më shqetsoj ishte fakti se, vajza e cila pretendonte të hyne në Parlamentin e Ardhshëm nuk e kishte kapërcyer me siguri pragun e 20 viteve…Ende një e re pothuajse fëmijë e cila duhet të formohet, të edukohet, të profesionalizohet përpara se të përdoret, si një “front-runner” në fushën e politik-bërjes…

AJO do të jetë një nga Ligjbërëset e ardhëshme të Parlamentin tonë, kur vetë nuk e ka formimin minimal si atë profesional po ashtu edhe atë kulturor, për të marë mbi vetë një barrë të tillë…PËRSE e deformoni në këtë mënyrë dhe në këtë shkallë brezin tonë të ri???….

NUK bëhet fjalë për ndonjë Revolucion dhe dihet forca e roli i Rinisë në të, as nuk bëhët fjalë për zgjedhjet në Forumet e LRI-së, POR për zgjedhjet PARLAMENTARE të atyre individëve, të cilët në katër vitet e ardhëshme do të hartojnë Ligjet për ndryshimet Kushtetuese, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Jetësimin e Dekriminalizimit të Parlamentit, të Jetësimit të Reformës në Drejtësi, Hapjen e horizonteve për Ringritjen ekonomike të vendit, Hapjen e mundëshme të Negociatave për Pranimin në BE, etj….

Apo të na ndodhë si me këtë Parlament, kur opozitën Ligjit mbi Reformën në Arsimin e Lartë nga ana e LSI-së e bënte një vajzë, e cila ende nuk i ka kryer studimet Universitare…ME fëmijë dhe elif-matrakër të tillë do të vijoni ti bëni këto gjëra madhore???…Quo vadis Shqipëria ime!!!

SHKRIMI I PLOTË I REA KOTANIT:

Ne erdhëm për të të respektuar doktor Tritan Kalo!…”

Me keqardhje dhe zhgënjim lexova shkrimin tuaj Doktor Tritan Kalo, teksa vizitën tonë miqësore e me shumë edukatë në shtëpinë tuaj, ju e paskeni perceptuar e përjetuar për fat të keq si tallje!

Në kuadër të fushatës zgjedhore kemi trokitur e shkuar në qindra shtëpi; në shtëpi njerëzish të thjeshtë e me plot halle e vështirësi, në shtëpi të papunësh, por edhe në shtëpi njerëzish të shquar, të përkëdhelurish prej fatit apo edhe në shtëpi njerëzish që nuk e duan LSI-në, por gjithkund, e përsëris gjithkund na kanë pritur si vajzat e tyre; më kanë dëgjuar e më kanë pyetur, edhe më kanë kundërshtuar e kritikuar, por askund nuk ma kanë mbyllur derën. Përkundrazi, më kanë përcjellë me mirësi prindi.

Po ju doktor përse jeni ndjerë i tallur?

Ngaqë unë jam një vajzë e re njësoj si tre vajzat e tua që megjithëse jetojnë në Kanada bashkë me nënën e tyre, jam e bindur që e duan vendin e tyre po kaq sa e dua edhe unë që jetoj e shkollohem këtu?

Apo ngaqë unë jam me LSI-në jeni ndjerë ju i tallur?

Kjo është një zgjedhje krejt personale dhe unë e kam bërë me bindje dhe punoj për LSI-në me shumë përkushtim, sepse LSI më ka dhënë mua dhe brezit tim shansin për të vendosur vetë e për të përfaqësuar brezin tim!

Unë dhe miqtë e mi të rinj erdhëm tek ju si miq, pa menduar se do të na përgojoje e do të ndjeheshe i tallur! Erdhëm edhe me kënaqësinë që do të takonim një mjek të njohur, që të të mund të të jepnim edhe ndjesinë e respektit për një brez që nuk pranon, madje refuzon të qëndrojë indiferent!

Mikpritja është virtyt, është edhe fisnikëri. Është qytetari!

Por ja që nuk qenka e thënë që të jesh mjek, doktor a profesor e domosdo je edhe bartës i këtij virtyti!

Ndërsa përgojimi i mikut është poshtërsi, edhe nëse miku është një fëmijë, siç më quani ju!

Nejse, punë për ju e gjitha kjo! Por nuk e di se si do të ndjehen vajzat tuaja që ju, babai i tyre mjek, u ndjetë kaq i tallur pa asnjë të drejtë vetëm e vetëm që unë në shenjë respekti për ju dhe me dëshirën për të takuar doktorin që për të qenë i tillë duhet të ketë vlerë të parë humanizmin, erdha e trokita në derën tuaj?!

Me respekt

Rea Kotani

Kandidate për deputete e LSI në Qarkun Tiranë. 

(J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Patozi komenton sheshin “Skënderbej”: Ia fusni kot, krijesa e Ramës me siglën e Lali Erit e ka një gjë të bukur

Para

100 të helmuar në Peshkopi mes tyre 50 fëmijë, bllokohet pastiçeria që dyshohet të jetë shkaktarja

Para
100 të helmuar në Peshkopi mes tyre 50 fëmijë, bllokohet pastiçeria që dyshohet të jetë shkaktarja

100 të helmuar në Peshkopi mes tyre 50 fëmijë, bllokohet pastiçeria që dyshohet të jetë shkaktarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.