Shtetet e Bashkuara kanë përzënë nga territori i tyre 15 diplomatë kubanë me pretendimin se Kuba nuk ka arritur të mbrojë diplomatët amerikanë nga sulmet akustike misterioze në Havanë.
Departamenti amerikan i Shtetit tha ditën e sotme se diplomatëve u është dhënë shtatë ditë afat për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara.
“Ky vendim nuk pasqyron ndryshim të politikave, për shkak të lidhjeve diplomatike të vendosura me Havanën”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Të gjithë diplomatët amerikanë në Kubë kanë gjasa të largohen nga Havana deri në fund të javës pas një serie sulmesh zanore, tha zyrtari i lartë i DASH.
Teksa shton se “Përveç kësaj, personeli diplomatik i SHBA nuk do të dërgohet në Havanë derisa qeveria kubane të japë garanci për sigurinë e tyre”, përfundoi ai.
(S.SH/Shuplaka)