Pas sulmit nga ana e Tritan Kalos ndaj të rinjve të LSI-së dhe kryesisht ndaj Rea Kotanit ka reaguar edhe Pëllumb Piperi në mbrojtje të Rea Kotanit.
Ai i thekson të rinjve të LSI-së që të mos dekurajohen edhe kur nuk i kuptojnë, edhe kur i presin keq, gjë që ndodh shumë rrallë të ne e veçanerisht për ata.
“Rea te pershendes dhe te pergezoj per kurajon per te trokitur ne nje dere mjeku por dhe per tju pergjigjur si perfaqesuese e nje brezi te ri, shprese thyer por kurajoz, edhe kur nje qytetar, mjek ne rastin konkret, ndjehet i tallur a i fyer, pse ju trokitet ne deren e tij si perfaqesuse e nje force politike, LSI, e cila ka moto te saj pikerisht te ardhmen tuaj. Mos u dekurajoni edhe kur nuk ju kuptojne, edhe kur ju presin keq, gje qe ndodh shume rralle te ne e vecanerisht per ju, madje mos u deshperoni edhe kur jua hapin deren e me pas, apo dhe pas shpine ju pergjigjen si rasti ne fjale. Ju siguroj se raste te tilla jane pak. Mos u lodhni duke trokitur ne deren e cdo qytetari, pamvaresisht profesionit a perkatesise partiake! Troksni ne sa me shume dyer ne menyre qe ti ktheni shpresen brezit tuaj e femijeve tane se Shqiperia mund e duhet te behet pikerisht nga ju, dhe ne, prinderit tuaj, kemi detyrimin te mos e vrasim enderren tuaj! Suksese.”, shkruan Piperi. (J.V/Shuplaka)