Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm që përkon me “Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit”, e ka uruar me një foto nga Gorica e Beratit por ai ka bërë edhe një krahasim mes asaj të 2013 dhe ndryshimeve sot.
“Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta,” shkruan Rama. Por kujtojmë që Ministër i Mjedisit është Lefter Koka i LSI-së dhe mesa duket kjo mund të jetë edhe një mesazh për ministrin.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Goricës së Beratit më 2013 dhe sot, pas mbjelljes së 20 mijë fidanëve të rinj dhe rehabilitimit të 4.3 hektarëve sipërfaqe në Malin e Partizanit.
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Mjedisit, Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta. Në 3 vjet e gjysëm kemi mbjellë 3 milionë e 680 mijë fidanë e pemë dekorative si edhe kemi rehabilituar 11 milionë m2 sipërfaqe të gjelbër. Ndërkohë që në 8 vitet e shkuara jo vetëm që investimet ishin zero në këtë drejtim, por edhe u shkatërruan 70 mijë hektarë pyje, nga të cilat gjysma mbetet e parikuperueshme edhe pas ndalimit të eksportit dhe moratoriumit të prerjes së drurëve në pyje”, shkruan Rama.
Vetëm një ditë më parë Lefeter Koka u shpreh se është qersharake të gjesh sigurinë e 71 mandateve tek diversantet e futur në listën e PD, e të thuash me ata do bëj Shqipërinë që duam.
“Qesharake te gjesh sigurine e 71 mandateve tek diversantet e futur ne listen e PD, e te thuash me ata do bej #Shqiperineqeduam. Llogari gabim, diversante 10 dhe madate PS vetem 50. LSI edhe kete rradhe , si ne 2009, do i lere ne tentative puci”, u shpreh Koka. (J.V/Shuplaka)