Në seancën e sotme janë thirrur për të dëshmuar shtatë zyrtarë ku mes tyre është ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, rektori Mynyr Koni dhe ish-rektori Dhori Kule.
Nga ajo që mësohet së fundi është se i akuzuari Emiljano Shullazi ka kërkuar që në dëshmi të paraqitet dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Tahiri është paraqitur me pak vonëse në seancë, ndërsa ka qenë ai i pari që thumboi gjatë gjithë kohës ish-kryeministrin Berisha.
Ish-ministri i Brendshëm tha se kërcënimin për Konen e ka dëgjuar nga një status i Berishës, dhe Tahiri vijoi më tej duke thënë se nuk e kuptonte se pse në seancë nuk ishte i pranishëm Berisha. Tahiri pranoi po ashtu se në zyrën e tij kishte pritur Kulen dhe Konin, ndërsa më pas e ka referuar ngjarjen në Polici. Ndërsa Ccako tha se është telefonuar nga ministria Nikolla.
Koni ka rrëfyer më parë se është kërcënuar një javë para zgjedhjeve në Universitet në afërsi të banesës. Rektori nuk di të thotë nëse ishte Emiliano Shullazi apo dikush tjetër, pasi nuk mundi ta identifikojë për shkak të errësirës.
“Unë jam kërcënuar personalisht dhe është gjithcka e vërtetë pavarësisht nga akuzat që janë hedhur se është inskenim, aspak. Kërcënimi ka qenë që të largohem nga kandidimi për rektor. Unë kam vënë në dijeni punëdhënësin tim, ish rektorin Dhori Kulen dhe asnjë tjetër”, tha Koni në një intervistë televizive.
(E.K/SHUPLAKA)