Pas përfundimit të takimit me eurodeputeputetin David McAllister në Pallatin e Kongreseve, kreu i opozitës Lulzim Basha ka shkuar të takojë paraardhësin e tij në lidershipin e PD-ssë, ish-kryeministri Sali Berisha.
Rreth orës 21:05 të mbrëmjes, makina e Bashës është parë e parkuar poshtë zyrës së Berishës, pak minuta larg Pallatit të Kongreseve, ku ai u takua me eurodeputetin.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka shkuar menjëherë pas daljes nga Pallati i Kongreseve të takojë aleatin e tij në qeveri, Ilir Metën.
Gjatë takimit të sotëm mes përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe tre liderëve kryesor politik në Shqipëri, negociatat kanë përfunduar pa sukses. Të paktën kështu lanë të nënkuptohej tre liderët pas përfundimit të takimeve. (D.D/Shuplaka)