Pas takimit 45 minuta me eurdeputetin Knut Fleckestein dhe amabasadoren Romana Vlahutin Meta ka deklaruar se duhet të krijohen sa më shpejt inistucionet e drejtësisë.
“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” u shpreh Presidenti Meta. Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.
Fleckenstein dhe ambasadorja Romana Vlahutin ishin në Presidencë për një takim me presidentin Ilir Meta. Ky takim zgjati rreth 45 minuta dhe ende nuk dihet se për çfarë kanë folur konkretisht. Theksojmë se vizita e Fleckenstein-it në vendin tonë ishte e paparalajmëruar.
Sjellim në vëmendje që vetëm pak ditë më parë Knut Fleckenstein ka deklaruar se BE nuk duhet të vendosë më kushte për shqiptarët. Ai nënvizoi se kushtet paraprake siç janë reforma në gjyqësor, Vetingu dhe zgjedhjet u realizuan.
“Ata nuk më kanë dhënë datë konkrete. Jo veten unë por edhe parlamenti evropian kërkon që komisioni të veprojë tashme. Kishim kërkuar të niste reforma në gjyqësor, Vettingu, zgjedhjet që u realizuan mirë. Pra siç e shihni janë realizuar kushtet paraprake. Çështjet më themelore mund të trajtohen gjatë negociatave, por nuk mund të shtojmë çështje të tjera penguese në këtë moment”, tha Fleckenstein.
Më tej ai theksoi se me Shqipërinë duhet të nisim sa me shpejt negociatat për në BE.
“Deklarata e sotme e Presidentit Juncker nuk është ndonjë lajm i madh! Në të gjithë e dinim se në këto pesë vite nuk do të ketë anëtarësime të reja. Gjithsesi negociatat duhet të vijojnë, madje duhet të nxitojmë pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane. Me Shqipërinë duhet të nisim sa me shpejt negociatat”. u shpreh ai. (J.V/Shuplaka)