Pas përfundimit të takimit me eurodeputetin Knut Fleckenstein, kryeministri Edi Rama nuk zgjedh të sqarojë detajet e bashkëbisedimit mes tyre dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, por për Gjergj Pekmezin.
Në rubrikën e tij “Amarcord” në Facebook, Rama përkujton ditëlindjen e patriotit nga Pogradeci.
“AMARCORD
Këtë muaj mbushen plot 145 vjet nga lindja e një patrioti të madh pogradecar dhe mbarëshqiptar, Gjergj Pekmezit. Zhdërvjelltësia në gjuhët e huaja perëndimore e lindore që zotëronte mjaft mirë, ishte një nga pikat e forta që i dha dorë të bëhej një interlokutor i besueshëm i figurave kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare që kishin në dorë fatet e Shqipërisë gjatë procesit të gjatë e rraskapitës të mevetësimit e të bërurit shtet.”, shkruan Rama.
Vetëm pak minuta më parë ai doli nga Pallati i Kongreseve sëbashku me Gramoz Ruçin, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe deputetin Taulant Balla, ku diskutuan për zgjidhjen e ngërcit politik. (D.D/Shuplaka)

Discussion about this post