15:52 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas takimit me qytetarët e Thumanës, PD i paraqet 4 kërkesa bashkisë: Të shmanget greva e urisë

17:51 | 02/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do nisim grevën  e urisë”, banorët e Thumanës të shkatërruar pas tërmetit: Ku të shkojmë me 30 mijë lekë të vjetra?!

Pas një takimi me banorët e Thumanës, që kanë paralajmëruar grevë urie në kundërshtim të vendimit të qeverisë për lirimin deri më 3 Janar të hoteleve ku strehohen, Sekretari i Përgithshëm i PD, Gazment Bardhi u autorizua prej tyre t’u drejtohet autoriteteve shtetërore për plotësimin e disa kërkesave elementare.

Siç u premtoi banorëve të strehuar në një nga hotelet e Shëngjinit, Bardhi u ka dërguar një letër qeverisë dhe Bashksië Krujë, duke listuar 4 kërkesa të banorëve të Thumanës.

Më kryesorja prej tyre lidhet me strehimin, pasi Bashkia e Krujës, ka vendosur një bonus qiraje prej 3 mijë lekësh për person, shumë me të cilën nuk mund të gjendet askund një banesë me qera.

Duke vënë në dukje dështimin e plotë të qeverisë per zbatimin e detyrimeve, që rrjedhim nga ligji “Për mbrojtjen civile”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u kërkoi autoriteteve, plotësimin e 4 kerkesave urgjente të banorëve të Thumanës.

1- Ofrimin e menjëhershëm të ndihmës shëndetësore për të gjithë banorët që kanë nevojë dhe që ndodhen në strehuar në Hotel Rafaelo.

2- Krijimin e kushteve për strehim të përkohshëm, në kushte normale jetese për këta banorë, gjatë periudhës që nevojitet për sistemimin e tyre në banesat e reja. Deri në përmbushjen e kësaj mase, asnjë banor nuk duhet të detyrohet të dalë jashtë ambientit ku strehohen aktualisht dhe Qeveria duhet të paguajë strehimin e tyre në Hotelin ku ndodhen.

Bonusi i qirasë, në vlerën 3 mijë lekë për person, është i pamjaftueshëm për gjetjen e një strehimi nga vetë banorët. Vlera e qirasë është shumë herë më e lartë sesa masa që mbulon bonusi i qirasë. Këshilli Bashkiak i Krujës, duhet të rishikojë menjëherë vlerën e bonusit të qirasë për të gjitha familjet që kanë mundësi të gjejnë banesa me qira, duke bërë kompensimin e vlerës së plotë të qirasë. Ndërkohë që për familjet që janë në pamundësi për ta gjetur vetë banesën me qera, për shkak të gjendjes shëndetësore apo shkaqeve të tjera, të jenë autoritetet lokale që gjejnë dhe sigurojnë strehimin e tyre në kushte normale jetese.

3- Dërgimin e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe lokale, për të informuar banorët e strehuar atje sesi do të veprohet me banesat e tyre, si dhe për t’u ofruar asistencë ligjore për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke shmangur burokracitë e panevojshme dhe kërkesat për dokumentacion jashtë mundësive të qytetarëve.

Autoritetet përgjegjëse të sigurojnë banorët për kompensimin e plotë të vlerës së dëmit të pësuar, duke qenë se shumicës prej tyre u janë prishur banesat pa patur mundësi që të marrin gjerat e nevojshme që ndodheshin brenda në banesë. Për pasojë, këta qytetarë kanë humbur gjithçka kishin siguruar gjatë jetës së tyre, me vështirësi dhe mundësi të kufizuara financiare.

4- Ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për të siguruar që asnjë prej banorëve të prekur dhe që përkohësisht është strehuar larg qendrës së punës, të humbasë punën për këtë shkak. Autoritetet lokale duhet të marrin masat për të siguruar transportin e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune larg vendit ku strehohen aktualisht, nga vendi i strehimit për në qendrën e tyre të punës.

Partia Demokratike vë në dukje se qeveria dhe autoritetet lokale kanë përgjegjësi ligjore për t’u paraqitur banorëve të prekur nga tërmeti një plan të plotë masash.

“Askush prej banorëve nuk kërkon nga Qeveria apo Bashkia as bamirësi dhe as përfitime të padrejta për shkak të situatës”– thuhet mes të tjerash në letrën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i dërgoi qeverisë dhe bashkisë së Krujës në emër të më shumë se 100 familjeve të Thumanës që kanë paralajmëruar nisjen e grevës së urisë, në kundërshtim të vendimit të qeverisë për nxjerrjen jashtë hoteleve pa siguruar më parë një strehim.

 

Etiketa: PDthumane
Pas

Adrola Dushi flet për herë të parë për lidhjen me Ylli Limanin!

Para

E pazakontë/ 22 lopë gjenden të ngordhura njëra pranë tjetrës pranë një gardhi (VIDEO)

Para
E pazakontë/ 22 lopë gjenden të ngordhura njëra pranë tjetrës pranë një gardhi (VIDEO)

E pazakontë/ 22 lopë gjenden të ngordhura njëra pranë tjetrës pranë një gardhi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Goditja e tre grupeve shqiptare dhe kapja e 1 ton drogë, policia shpjegon pse e kodoi aksionin ‘Djali’! Mijëra euro xhiro ditore, fitimet vinin në Shqipëri

Vrasja e Gentian Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Sanço-Juve, gjithçka po shkon drejt “po”. Zbulohen shifrat e marrëveshjes me “skonto” mes palëve

Zjarr masiv në Labinot mal, flakët rrezikojnë Librazhdin! Dronë dhe zjarrfikës në aksion për fikjen

Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

Shiste doza kanabisi, kapet 21-vjeçari në Tiranë i cili tentoi të arratisej

Ngjarjet kriminale në Sarandë/ Mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit, mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Vlorës

SPAK merr zyrtarisht si të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Kundërshton me forcë çdo akuzë! E mori vesh nga mediat

Park fotovoltaik në Belsh, zëvendëskryeministrja Balluku: Do të sigurojë energji për 50 mijë persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.