01:02 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pas takimit me Ramën dhe Metën, Pacolli takon edhe Berishën. Për çfarë kanë biseduar (FOTOT)

13:05 | 15/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas takimit me Ramën dhe Metën, Pacolli takon edhe Berishën. Për çfarë kanë biseduar (FOTOT)

Pas takimit të djeshëm me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, është takuar edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka zbuluar edhe për çfarë ka biseduar me Pacollin.

Berisha shkruan se e ka uruar Pacollin për detyrën e re, po ashtu ka shprehur urimet edhe për Haradinajn.

 Po ashtu Berisha është shprehur se rajoni kërkon një përkujdesje të madhe nga lidershipi në mënyrë që të mos bëjë hapa mbrapa dhe të zhbëjnë progresin e arritur.

SHKRIMI I BERISHËS

Takim me Zëvëndës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, zotin Behgjet Pacolli!

Te dashur miq, prita në një takim Zëvëndës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, zotin Behgjet Pacolli.

E urova zotin Pacolli për detyrën e re shumë të rëndësishme që ka marrë dhe theksova se besoj dhe se kam bindjen e plotë që ai do ti japë një shtytje të mëtejshme njohjeve të reja ndërkombëtare të Kosovës, shumë të rëndësishme për pozicionin ndërkombëtar të saj. I urova suksese zotit Haradinaj, qeverisë së re, e cila është krijuar në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Theksova se rajoni kërkon një përkujdesje të madhe nga lidershipi në mënyrë që të mos bëjë hapa mbrapa dhe të zhbëjnë progresin e arritur.

Në këtë kontekst, theksova se marrëveshjet e Brukselit janë të një rëndësie jetike për shqiptarët dhe se është e nevojshme që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të jenë përparësi madhore për dy qeveritë dhe potenciali kombëtar të shpaloset dhe zhvillohet më tej. Ato kane nevojë për punë intensive, në mënyrë që të mos mbeten thjesht një kartolinë por të jetësohen në projekte konkrete.

Në këtë kuadër theksova se përparësi me të madhe duhet të marri hekurudha Milot – Prizren, e cila është jetike për Kosovën por dhe për rajonin në tërësi. Ndërtimi hekurudhës do të plotësonte korridorin më fizibël të rajonit dhe natyrisht kjo edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën do kishte një interes të jashtëzakonshëm. Së bashku me autostradën, hekurudha e bën Kosovën vend me porte të vetat. Theksova se duhet të punohet në mënyrë që hiqen barrierat midis dy vendeve dhe kufiri të jetë thjesht administrativ. Gjërat kombëtare e kanë fizibilitetin më të lartë se çdo gjë tjetër, doganat duhet të jenë vetëm në kufijtë e jashtëm të dy vendeve dhe jo midis dy vendeve.

Nga ana tjetër marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës kanë shumë çështje për t’u zgjidhur, një ndër to është çështja e shtetësisë. Të gjitha vendet e Ballkanit prej shumë vitesh kanë zgjidhur këtë problem përveç Shqipërisë, e cila duket se ka mbetur peng i fobive të të tjerëve ndaj shqiptarëve.

Zoti Pacolli me falenderoi për pritjen dhe shprehu mirënjohjen për punën dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në shtetndërtimin e Kosovës. Ai me siguroi se do të punojë fort në drejtim të shtimit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona në interesin më të mirë të dy popujve. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2782″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Behgjet PacolliSali Berisha
Pas

Sa kaloi 12-ta e quajti ”Zemra e mams”. Kush është aktori i njohur që feston sot ditëlindjen, por gjithnjë mbetet i vogli i saj

Para

Basha ngre zërin me deputetët në mbledhjen e kryesisë:Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme

Para
Basha sulmon Ramën: Përgjegjës kryesor për ikjen masive të shqiptarëve, nuk e bren ndërgjegjia

Basha ngre zërin me deputetët në mbledhjen e kryesisë:Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.