Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin Ilir Meta.
Ky takim vjen fill pas takimit të Pacollit me kryeministrin Rama, me të cilin diskutoi për kufijtë europianë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe theksoi rendësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin.
“Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane”, theksoi Presidenti Meta.
Ndër të tjera Meta i tha Pacollit se Shqipëria i kushton një vëmendje parësore marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Rajonin. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2777″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]