Kampioni portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është stacionuar me pushime në Rivierën Franceze, pas ditëve plot luks në Greqi. Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet në shoqërinë e ikonës së NBA, Michael Jordan. Dy legjenda, pranë e pranë. Dhe një status i CR7, që tregon mburrje: “Kemi bërë histori”.
Eshtë e panevojshme të thuhet, fotoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente. Miti i Chicago Bulls, tani pronar i Charlotte Hornets, është në Paris për një ngjarje publicitare, ndërsa sulmuesi i Juventusit po shijon plazhet dhe bukrinë e Rivierës Franceze, bashkë me fëmijët dhe partneren, Georgina Rodriguez.
Para se të ndërmerrte këtë udhëtim turistik, Ronaldo pati një takim me trajnerin Sarri në “Villefranche”. Një takim njohës mes palëve, ku i pranishëm ishte edhe Fabio Paratici. Ish-trajneri i Napolit ka shpalosur në bashkëbisedim idetë e tij për lojën, që synon të implementojë te Juventusi, në të cilën kampioni portugez llogaritet protagonist i padiskutueshëm.
Discussion about this post